Luka Modric ka folur hapur për vendimin e tij për t’iu bashkuar AC Milanit, pas përfundimit të epokës së tij të lavdishme te Real Madridi.
Veterani kroat kishte disa oferta në tavolinë, por thotë se Milani ishte zgjedhja e natyrshme.
“Pse AC Milan? Doja të qëndroja në Evropë dhe të vazhdoja të luaja futboll konkurrues,” deklaroi Modric.
Ai thekson se klubi kuqezi e kishte bindur që në momentin e parë.
“Kisha disa oferta të tjera, por kur Milani u shfaq, ishte e qartë për mua. Isha gati që nga momenti i parë,” shtoi ai.
Modric zbuloi edhe mënyrën si klubi italian e kishte qasur:
“Më bëri përshtypje se si erdhën në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe gjithçka tjetër. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua.”
Në fund, ai nuk kurseu lavdërimet për klubin e tij të ri:
“Milani është një nga klubet më të mëdha në Evropë,” përfundoi kroati, i cili pritet të jetë një nga liderët e skuadrës së Massimiliano Allegrit në sezonin e ri.