Errët
Ndritshëm

Copenhagen shkruan për Dritën: Kundërshtari i radhës në Champions

16.07.2025
Screenshot 2025 07 15 220401 780x439

Drita ka hyrë në histori si skuadra e parë nga Kosova që kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kampioni i Kosovës e arriti këtë sukses të madh pas dy fitoreve ndaj ekipit luksemburgas Differdange 03 – fillimisht me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë në Gjilan dhe më pas me fitore 3-2 në Luksemburg, duke siguruar një kualifikim të merituar me rezultat të përgjithshëm 4-2.

Ky sukses e dërgon Dritën në një përballje të madhe evropiane, ku do të ndeshet me gjigantin danez, FC Copenhagen, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 22 korrik në stadiumin “Parken” në Kopenhagë, i cili ka një kapacitet prej mbi 38 mijë ulësesh, ndërsa takimi i kthimit do të luhet më 29 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra daneze ka reaguar menjëherë pas fitores së Dritës, duke i kushtuar një artikull të veçantë dhe të detajuar ekipit kosovar në faqen e saj zyrtare. Në reagim, FC Copenhagen thekson:

FC Copenhagen do të përballet me FC Dritën nga Kosova në raundin e dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve. FC Drita fitoi 1-0 në shtëpi në ndeshjen e parë kundër FC Differdange, dhe sonte fituan 3-2 në ndeshjen e kthimit në Luksemburg”.

Kjo është hera e parë që përballemi me një ekip nga Kosova, dhe do t’i hedhim një vështrim më të afërt kampionëve kombëtarë nga FC Drita ndërsa i afrohemi ndeshjes së parë”.

Klubi danez ka zbuluar edhe detaje për organizimin e ndeshjes së parë në “Parken”, duke konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet më 22 korrik në orën 19:00. Sa i përket ndeshjes së kthimit në Prishtinë më 29 korrik, ora e fillimit ende nuk është konfirmuar.

Do të fillojmë në shtëpi në Parken të martën, më 22 korrik, në orën 19:00, dhe do të luajmë ndeshjen e kthimit në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë të martën, më 29 korrik, por ora e fillimit të ndeshjes nuk është përcaktuar ende”.

Gjithashtu, klubi njoftoi për procedurat e biletave për tifozët danezë që mund të udhëtojnë në Kosovë:

Do t’ju informojmë sa më shpejt të jetë e mundur për biletat për ndeshjen jashtë fushe. Në stadium mund të jenë afërsisht 14,000 spektatorë, kështu që nuk duhet të ketë probleme të menjëhershme për sigurimin e biletave për seksionin tonë jashtë fushe”.

Shitja e biletave për ndeshjen në shtëpi ka kohë që vazhdon në billet.fck.dk, dhe mund të gjeni bileta duke filluar nga 100 DKK (13 euro) për të rriturit dhe nga 40 DKK (5 euro) për fëmijët”.

Ky reagim i FC Copenhagen dëshmon seriozitetin me të cilin po e marrin sfidën me Dritën dhe rëndësinë që po i kushtojnë këtij dueli, që për herë të parë do të përballë një ekip danez me një skuadër nga Kosova në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Errët
Ndritshëm