Dy persona u arrestuan pasi që sulmuan njësitin policor në Pejë.
Sipas policisë, pengimi i zyrtarëve policor kishte ndodhur derisa të njëjtit ishin duke iu shqiptuar gjobë për kndërvajtjte tashmë të arrestuarve.
Si pasojë e sulmit, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe njëri nga të dyshuarit. Të tre kanë pranuar trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur në rrugën Nëna Tereza rreth orës 19:50.
“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.