Errët
Ndritshëm

Dhuna në familje: 5 raste në 24 orë

14.07.2025
Violence G6fb265067 640

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje të ndodhura brenda 24 orëve të fundit në Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë. Në këto raste janë arrestuar disa persona, të dyshuar për ushtrim dhune fizike dhe/ose psikike ndaj anëtarëve të familjes.

Në Prishtinë, rreth orës 10:20, është arrestuar një grua e dyshuar për dhunë psikike ndaj familjarëve. Pas konsultimit me prokurorin e rastit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë janë shënuar tri raste të ndara:

Në orën 10:00, një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua tjetër. Edhe ajo është liruar në procedurë të rregullt.

Një orë më vonë, në orën 11:00, një burrë në gjendje të dehur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tri grave. Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rreth orës 17:00, një grua tjetër u arrestua nën dyshimin për dhunë ndaj një gruaje, e cila ka kërkuar edhe trajtim mjekësor. E dyshuara është liruar pas intervistimit.

Ndërkohë, në Malishevë, rreth orës 15:00, një burrë është arrestuar për dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje, e cila gjithashtu ka marrë ndihmë mjekësore. Ai është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit.

Errët
Ndritshëm