Një burrë është ankuar në Policinë e Kosovës se tre persona të tjerë, në vazhdimësi kanë prerë drunj dhe se i kanë dëmtuar rrethojën.
Për këtë rast, Policia njofton se ka indetifikuar personat dhe tre të dyshuari janë arrestuar dhe se nga ta janë konfiskuar dy motosharra.
“Pas intervistimit njëri i dyshuar i mitur është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e datës 12.07.2025.
Rasti i inicuar nga Policia si ‘vjedhje e pyllit’ raportohet se ka ndodhur në fshatin Milefc të Prishtinës, më 11.07.2025.