Errët
Ndritshëm

Wenger i përgjigjet Kloppit: Kupa e Botës për Klube është thelbësore

11.07.2025
Mv5bmtnkmtjiytqtnwzjni00mjiwlwfmyjatztfjnmi0njq5zjqzxkeyxkfqcgc@. V1

Arsène Wenger, kreu i Zhvillimit Global të Futbollit në FIFA, ka reaguar ndaj deklaratës së ashpër të Jurgen Klopp, i cili së fundmi e quajti Kupën e Botës për Klube si “idenë më të keqe të zbatuar ndonjëherë në futboll”.

Në një intervistë për BBC, Wenger mbrojti fuqishëm turneun, duke theksuar rëndësinë dhe suksesin e tij në praktikë.

Të gjithë kanë të drejtë të kenë mendimin e tyre, por unë nuk pajtohem aspak me Klopp-in. Unë besoj se Kupa e Botës për Klube është thelbësore,” u shpreh Wenger.

Sipas ish-trajnerit legjendar të Arsenalit, përvoja e vetë klubeve është argumenti më i fortë për vlefshmërinë e këtij kompeticioni.

Nëse i pyet të gjitha klubet që kanë marrë pjesë në turne, do të marrësh një përgjigje 100% se do të donin të garonin përsëri në të. Ky është treguesi më i mirë i asaj që mendojnë klubet për Kupën e Botës për Klube.”

Ai gjithashtu vuri theksin te përfshirja e tifozëve si provë e suksesit të formatit të ri: “Pjesëmarrja pritej të ishte e ulët, por në realitet, ishte shumë më e lartë. Kjo, në vetvete, është përgjigjja.”

Komentet e Wenger vijnë në prag të finales së madhe të turneut që do të luhet të dielën, ku PSG dhe Chelsea do të përballen për trofeun më të madh të klubeve në nivel global, një përballje që pritet të japë edhe një provë konkrete për atë që Wenger e quan “rëndësinë thelbësore të këtij kompeticioni”.

Errët
Ndritshëm