Errët
Ndritshëm

Lëvizje në hierarkinë policore: Ndërrime komandantësh në Pejë, Klinë e Suharekë

11.07.2025

Policia e Kosovës ka bërë ndërrime në komandat e disa stacioneve policore në vend, përfshirë ato në Pejë, Klinë dhe Suharekë. Sipas raportimit të “Betimi për Drejtësi”, nga pozitat janë liruar komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi, ai në Suharekë, Afrim Sylaj, dhe komandanti në Klinë, Ragip Bytyqi.

Në përgjigjen zyrtare për këto lëvizje, Policia e Kosovës ka theksuar se vendimet janë marrë bazuar në strukturën organizative, nevojat operacionale dhe kërkesat për lirim nga detyra. Kapiteni Argjent Gashi, komandant i deritanishëm i Stacionit Policor në Lipjan, ka kërkuar të lirohet nga pozita dhe kjo kërkesë është miratuar. Në vend të tij, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli.

“Referuar kërkesë suaj ju informojmë se, bazuar në strukturën organizative, nevojat policore dhe kërkesën për lirim nga detyra, menaxhmenti i PK-së ka caktuar në pozita: Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, kapiten Argjent Gashi, ka kërkuar lirim nga pozita e komandantit të Stacionit Policor Lipjan dhe kërkesa e tij është aprovuar. Në pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Lipjan, është emëruar kapiten Brahim Shatrolli. Ndërsa Kapiten Faik Jahmurataj është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Pejë. Kurse Kapiten Enis Lluka është caktuar Komandant i Stacionit Policor në Klinë. Si dhe Kapiten Afrim Sylaj, nga Stacioni Policor Suharekë është caktuar në Qendrën Rajonale Operative – DRP Prizren”, thuhet në përgjigje.

Ndryshimet, sipas raportimeve, lidhet me ngjarjet e fundit në këto rajone.

Errët
Ndritshëm