Errët
Ndritshëm

Nga Bernabeu në San Siro: Modric nuk ndalet, edhe me gjysmë rroge

11.07.2025
504494436 18510423808060456 4361628207390449724 N

Luka Modric është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Pas më shumë se një dekade të artë te Real Madridi, mesfushori kroat është në prag të transferimit te Milani, duke pranuar një kontratë njëvjeçare me pagë dukshëm më të ulët.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, 38-vjeçari do të përfitojë mes 2.5 dhe 3 milionë euro bruto për sezonin e ardhshëm, shumë më pak se paga e tij te Reali, ku vetëm sezonin e fundit kishte arkëtuar 5 milionë euro neto.

Kroati ka zgjedhur t’i bashkohet Milanit me një synim të qartë: të qëndrojë në formë optimale për Kupën e Botës 2026 me Kroacinë dhe të vazhdojë të luajë në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Në sezonin 2024/2025, Modric dëshmoi se ende ka shumë për të dhënë, me plot 2,990 minuta të luajtura në të gjitha garat. Ai regjistroi 35 paraqitje në La Liga dhe 14 në Ligën e Kampionëve, duke qenë një pjesë kyçe e skuadrës madrilene edhe në fundin e aventurës së tij.

Errët
Ndritshëm