30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate janë mbyllur.
Aksioni i gjerë i inspektimit u krye nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës.
Janë inspektuar 114 subjekte ekonomike, përkatësisht 67 qendra masazhi dhe 47 lokale me muzikë nate.
“Inspektorët e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, konform kompetencave të tyre ligjore, kanë bërë mbyllje të përkohshme të 30 operatorëve ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kjo mbyllje është për shkak të mosregjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Industrisë.
Bizneset që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin kanë marrë 33 masa ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.