Një burrë është gjetur pa shenja jete sot më 10.07.2025 në shtëpinë e tij në rrugën “Janina” në Prizren.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës M.G., e ka konstatuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes.
“Sipas raportimeve, personi i vdekur është M.G., i lindur më 1952, nga Prizreni, i cili ka qenë duke jetuar i vetëm në shtëpinë e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
Policia thekson se për rastin është njoftuar prokurori publik i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi dhe se hetimet po vazhdojnë.