Errët
Ndritshëm

Kosova arrin renditjen më të lartë në historinë e saj në FIFA, Shqipëria bie për dy vende

10.07.2025
808d1d9e 5d89 4082 943d 1fbb0d71f661

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka publikuar renditjen më të fundit të ekipeve kombëtare për muajin korrik, ku Kombëtarja e Kosovës ka shënuar përparim të ndjeshëm duke arritur pozitën më të lartë në historinë e saj.

Pas dy fitoreve në ndeshjet miqësore të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Armenisë (5-2) dhe Komoreve (4-2), Dardanët janë ngritur për dy vende në renditjen globale, duke kaluar nga pozita e 97-të në të 95-tën.

Screenshot 2025 07 10 104354

Ky rezultat shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën, e cila prej pranimit në FIFA dhe UEFA në vitin 2016, nuk kishte arritur më parë një renditje kaq të lartë.

Në anën tjetër, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie në renditje, duke humbur dy pozita dhe zbritur nga vendi i 66-të në të 68-tin.

Screenshot 2025 07 10 104450

Kuqezinjtë në muajin qershor zhvilluan dy ndeshje miqësore që përfunduan në barazime: 0-0 me Serbinë dhe 1-1 me Letoninë, rezultate që ndikuan negativisht në grumbullimin e pikëve në ranglistë.

Kjo diferencë e performancës ndërmjet dy ekipeve kombëtare shqiptare tregon një moment pozitiv për futbollin e Kosovës, që vazhdon të konsolidohet në arenën ndërkombëtare.

Errët
Ndritshëm