Zyra e Rregullatorit për Energji ka aprovuar aplikimin për licencim si furnizues i energjise elektrike të “Management & Development Associates” sh.p.k, kompanisë së vëllait të Luan Dalipit, shefit të stafit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kështu ka njoftuar ZRrE përmes një komunikate për media pas mbajtjes së seancës së tetë për vitin 2025 të bordit të kësaj Zyre.
Më 30.05.2025 u bë e ditur se kompania MDA, e themeluar nga Luan Dalipi, ka aplikuar për licencë të furnizuesit me energji elektrike në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Kjo kompani, tanimë udhëhiqet nga vëllai i Luanit, Driton Dalipi.Kompania Management and Development Associates (MDA), ka deklaruar se më 27.05.2025, ka aplikuar për licencë për furnizim me energji elektrike, në përputhje me procedurat dhe kërkesat e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Luan Dalipi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, të cilin e ka quajtur “qëndrim personal”.
Ai ka deklaruar se vëllai i tij “nuk është ministër, as këshilltar, as roje tek dera – është thjesht një qytetar i lirë që pas 20 vitesh punë të suksesshme në biznes, ka vendos, para rreth 1 viti, me provu fatin në tregun e liberalizuar të energjisë, si çdo tjetër”.“Aplikoi ligjërisht, siç bëjnë njerëzit normalë. Portalet që e bënë këtë “Breaking Neës” ndoshta kanë nevojë për pushim veror… ose një kurs bazik në ekonomi”, ka shkruar Dalipi në Facebook më 30.05.2025.