Errët
Ndritshëm

Çka do të thotë të jesh pro Izraelit sot?

10.07.2025
Graniti

Izraeli, Gaza, gjenocidi.

A dini çka do të thotë ta përkrahësh Izraelin sot në raport me atë që po ndodh në Gaza?

I bie të përkrahësh vrasjen e rreth 60 mijë civilëve,

I bie të përkrahësh vrasjen e mbi 17 mijë fëmijëve,

I bie të përkrahësh vrasjen e 28 mijë grave, sipas të dhënave të UNICEF-it.

Shifrat janë pak më të moçme, të majit, nuk janë rifreskuar akoma. Mbase është vështirë të rifreskohen shpejt. Pse? Sepse ato ndodhin gati çdo orë, në numra të tmerrshëm. Çdo ditë. Po, edhe sot, derisa po ju flas juve, po vriten civilë të pafajshëm palestinezë.

Po vriten, a e dini ku e qysh? Po thirren me marrë ndihma e bukë. Në vend të një kashore buke, po marrin predha, plumba. 640 palestinezë e kanë pësuar në qeso situata. Shumica të rinj e fëmijë.

A ka send më elementar se buka, uji? Kur një shtet t’i mohon këto, si mund të quhet veçse gjenocidal. I tillë është Izraeli. Shumë organizata ndërkombëtare e kanë cilësuar si gjenocid atë që po bën ky shtet në Palestinë. A janë ato antisemite, hajdeni tash fulliratni. Qe kush e ka thënë: Amnesty International, Human Rights Watch e plot të tjera. Qysh qito antisemite a?

Sot, të jesh me Palestinën do të thotë të jesh me jetën, me drejtësinë, me njerëzimin. Nëse je në anën e kundërt, pyete veten se çka je?

Për fund, bota, liderët e saj, duhet ta ndalin gjakun. Sa më shpejt, aq më mirë. STOP krimeve.

Errët
Ndritshëm