Errët
Ndritshëm

Rasti i Agonit: 5 policët në paraburgim për një muaj

09.07.2025

Pesë policëve të përfshirë në rastin e Agon Zejnullahut u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji nga Gjykata në Lipjan.

Të njëjtit po hetohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

“Po, është caktuar masa e paraburgimit për 5 policë, secili prej tyre nga 1 muaj”,tha për Shënjestër, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjyaktës Themelore Prishtinë.

Avokati i njërit prej policëve, Besnik Berisha, ka thënë se i vetmi argument për caktimin e paraburgimit është acarimi i raporteve mes të dyshuarve dhe familjarëve të Agon Zejnullahut.

Agon Zejnullahu vdiq në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak pas arrestimit nga Policia e Kosovës, me dyshimin se po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugët e Lipjanit.

Vëllai i viktimës, Alban Zejnullahu, ka thënë se ai ka humbur jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga policia gjatë arrestimit.

Errët
Ndritshëm