E parkoi veturën para një berberi në Pejë, por kur u kthye, nuk e gjeti më aty.
Një veturë e tipit Jeep është raportuar e vjedhur të martën rreth orës 04:00.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, e ka konfirmuar rastin për Shënjestër.
“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, vepra është cilësuar vjedhe e rëndë.”
Vlera e makinës, sipas përgjigjes së Policisë, sillet prej 6 mijë deri në 7 mijë euro.
Rasti është duke u hetuar.