Alarmi për bombë në Kuvend ka rezultuar i rremë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, deklaroi se, bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka dalë i rremë.
“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes,” tha Gashi.
Ai theksoi se, bazuar në theksin e personit që bëri telefonatën, besohet se ai mund të jetë nga një shtet jomik.
“D vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike, të bërë nga një person anonim, i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jomike,” ka thënë Gashi.
Seanca e 42-të është shtyrë për në ora 20:00, për shkak të kërcënimit me bombë.