Errët
Ndritshëm

Vetëvrasje në stacionin policor të Suharekës, i ndaluari dyshohej për dhunë ndaj vajzës

04.07.2025

Një person dyshohet se ka kryer vetëvrasje brenda stacionit policor në Suharekë në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Rastin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu.

Sipas tij, ai ka qenë duke u mbajtur në ndalim për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë: një rreshter dhe dy zyrtarë – të tre punonjës në Stacionin Policor në Suharekë.

Kërkesa për suspendim të përkohshëm mbështetet në rrethanat e krijuara nga vdekja tragjike që ndodhi brenda stacionit të të ndaluarit.

Errët
Ndritshëm