Errët
Ndritshëm

Sonte përballja e flaktë Fluminense vs Al-Hilal, ekipet që eliminuan Interin e Cityn

04.07.2025
Image

Kampionati Botëror i Klubeve i FIFA-s po vazhdon të zhvillohet në ShBA, me ndeshje jashtëzakonisht interesante të luajtura deri më tani.

Por, përballje edhe më interesante na presin ditëve në vijim, kur këtij kampionati tashmë po i vjen fundi.

Sot prej orës 21:00 do të kemi një sfidë të fortë mes dy skuadrave që kanë mbetur ende në garë, dhe që synojnë avancimin në gjysmëfinale.

Fluminense nga Amerika e Jugut dhe Al-Hilal nga Arabia Saudite janë skuadrat që do t’i matin forcat në këtë përballje çerekfinale që premton të jetë shumë e fortë.

Kjo pasi klubi latin ka eliminuar Interin e Serie A kurse “arabët” mposhtën qytetarët nga Anglia, Manchester Cityn.

Errët
Ndritshëm