Ish-trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, ka ndarë me publikun një mesazh emocional pas vdekjes së futbollistit të tij të dashur, Diogo Jota, dhe vëllait të tij André Silva.
Në letrën e tij, Klopp shkruan se po përballet me një dhimbje të madhe dhe se kërkon një kuptim më të thellë në këtë moment tragjik:
“Ky është një moment ku po përballem me shumë dhimbje! Duhet të ketë një qëllim më të madh! Por nuk mund ta shoh! Zemra ime është e thyer nga lajmi për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij, André.”
Ai thekson se Jota nuk ishte vetëm një lojtar i jashtëzakonshëm, por edhe një mik i mirë dhe një familjar i përkushtuar:
“Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i madh, një bashkëshort dhe baba i dashur e i kujdesshëm! Do të na mungosh shumë!”
Në fund, Klopp i dërgon gjithë lutjet dhe mbështetjen për familjen dhe të afërmit e Jotës:
“Të gjitha lutjet, mendimet dhe forca ime shkojnë për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e deshën!”