Errët
Ndritshëm

SBASHK-u paralajmëron: Shtatori mund të nisë me grevë të përgjithshme

02.07.2025
01 Braktisja E Shkollimit

Me grevë mund të nisë viti i ri shkollor në shtator.

Janë mësimdhënësit kosovarë ata që kanë ngritur alarmin këtë të mërkurë, si rezultat i bllokades në Kuvend, që, siç thonë, po i lë jashtë vëmendjes interesat e punëtorëve në sektorin publik dhe atë privat, përfshirë punonjësit e arsimit. SBASHK, fajin e hedhin tek Vetëvendosje.

“Kjo parti po i jep më shumë rëndësi çështjeve të emërimeve sesa zgjidhjes së problemeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Si pasojë, është krijuar një boshllëk institucional, ku nuk ka se kujt t’i adresohen kërkesat e punëtorëve arsimor”, theksohet në njoftimin e sindikatës.

SBASHK po përgatitet për organizimin e një Kongresi të jashtëzakonshëm, i cili do të jetë vendimtar për veprimet sindikale të ardhshme.

“SBASHK i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të veprojnë me përgjegjësi, të hapin rrugë dialogut dhe të japin zgjidhje konkrete për kërkesat e punëtorëve arsimorë”, përfundon njoftimi.

Kjo nuk është hera e parë që mësimdhënësit paralajmërojnë greve, megjithëse herave të tjera ato kishin të bënin drejtpërdrejt me pagat e tyre.

Errët
Ndritshëm