Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se kishte organizuar bixhoz në lokalin e tij.
Si prova materiale, Policia ka njoftuar se kanë sekuestruar para, tiketa basti, pajisje elektrike, një DVR dhe printer.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë më 30.06.2025, rreth orës 15:17.
Veprimtaria e lojërave të fatit është e ndaluar me ligj në Kosovë, që nga viti 2019.