Errët
Ndritshëm

Kapet rrjeti i kokainës në Tiranë, dy të rinj bien në pranga në flagrancë

01.07.2025

Dy persona u arrestuan nga Policia e Shtetit, si pasojë se posedonin kokainë.

Sipas policisë, kokaina në sasi prej 1.2 kg do të shpërndahej në doza nga të tjerë, në Tiranë të Re, Kombinat dhe Selitë.

Gjatë kontrolleve, iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike kokainë.

Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”.

Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit B. A., 27 vjeç, dhe R. S., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë, bën me dije Top Channel.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Errët
Ndritshëm