Deputetët kanë dështuar për herë të 40-të, që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës.
Sërish pengesë u paraqit Komisioni për votim të fshehtë të kryetarit të këtij institucioni.
51 deputetë votuan për formimin e këtij komisioni, derisa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe nuk i propozuan anëtarët për këtë komision e as nuk morën pjesë në votim.
Dhe, në mungesë kuorumi për votim, kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se seanca do të vazhdojë më 03.07.2025 në ora 11:00.