Errët
Ndritshëm

Valon Sylës i ndalohet t’i afrohet të dashurës, që dyshohet se e rrahu

30.06.2025
Screenshot 20250628 232311 Facebook 696x558

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë në lidhje me rastin e gazetarit Valon Syla, duke ia caktuar masën e sigurisë.

Gazetari dhe drejtori i gazetës “Metro”, Valon Syla, me datë 27.06.2025 është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka rrahur gruan me të cilën bashkëjetonte.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e sigurisë e aprovuar është që Syla ndalohet t’i afrohet të dëmtuarës në afërsi më të vogël se pesë metra, për një muaj, nga data 28.06.2025 deri më 28.07.2025.Gjykata ka thënë se në rast të mosrespektimit të kësaj mase nga Syla, atëherë kjo masë do të zëvendësohet me atë të paraburgimit.

“Gjyqtari i procedurës paraprake vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës ‘Ndalimi’ për t’u ofruar vendit apo personit të caktuar, ngase ekziston rreziku se i njëjti mund të përsëris veprën penale të njëjtë apo mund të kryej vepër penale edhe më të rëndë. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim, më 30.06.2025.

Errët
Ndritshëm