Errët
Ndritshëm

Milani në garë për Ardon Jasharin

24.06.2025
Ardon

AC Milan e ka identifikuar mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari, si një nga objektivat kryesorë për afatin kalimtar të verës. 21-vjeçari me prejardhje shqiptare, që përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, shihet si profili ideal për rolin e “box-to-box”, madje duke u favorizuar ndaj Javi Guerras së Valencias.

Sipas raportimeve nga “Football Italia” dhe gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Milani ka bërë një ofertë zyrtare prej 25 milionë eurosh plus 5 milionë në formë bonusesh për Jasharin. Megjithatë, kjo ofertë është refuzuar nga Club Brugge, që kërkon më shumë, pasi në garë për mesfushorin janë të përfshira edhe disa klube të tjera, përfshirë disa nga Premierliga angleze.

Kuqezinjtë kanë pasur marrëdhënie të mëparshme me Club Brugge – transferimi i Charles De Ketelaere është një shembull – por këtë herë, drejtuesit belgë nuk pritet të bëjnë lëshime për një nga talentët më premtues të ekipit. Jashari ka shkëlqyer këtë sezon me 4 gola dhe 6 asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat. Bisedimet mes palëve janë ende në vazhdim.

Errët
Ndritshëm