Errët
Ndritshëm

Lipjan: Vdes motoçiklisti pas përplasjes me veturë

24.06.2025

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të komunës së Lipjanit, ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Sipas Policisë së Kosovës, nga përplasja ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës, viktima mashkull me inicialet E.B. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar njësiti i trafikut rajonal, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkaqet e aksidentit, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Errët
Ndritshëm