FC Liria ka zyrtarizuar emërimin e Klodian Duros si trajner të ri të skuadrës. Legjenda e Kombëtares Shqiptare do të drejtojë ekipin prizrenas në sezonin e ri, duke sjellë përvojën e tij të pasur nga futbolli shqiptar dhe ndërkombëtar.
Duro, i njohur për karrierën si mesfushor në Shqipëri, Turqi, Gjermani, Qipro dhe Austri, e ka nisur rrugëtimin si trajner prej disa vitesh. Ai ka qenë në krye të skuadrave si Kukësi në Shqipëri, ndërsa në Kosovë ka drejtuar Feronikelin dhe Gjilanin.
“Një emër me peshë në futbollin shqiptar vjen në stolin tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të FC Lirisë. Klubi ka theksuar se Duro vjen me një vizion të qartë: rikthimin e ekipit në majat e futbollit vendor.
Prizrenasit po përgatiten për një sezon ambicioz dhe me Klodian Duron në krye, synimet janë të qarta – rikthimi i Lirisë në elitë dhe ndërtimi i një projekti të qëndrueshëm.