Errët
Ndritshëm

Lewandowski drejt Arabisë Saudite

21.06.2025
Lewandowski Barsa Liga 1 1200 800

Robert Lewandowski është futbollist i Barcelonës prej vitit 2022, por ai mund të largohet nga “blaugrana” në vitin e ardhshëm.

Skuadra Al Riyadh po planifikon që t’i sigurojë shërbimet e tij, dhe kalimin në elitën e futbollit të Arabisë Saudite e dëshiron edhe vetë sulmuesi polak, ka shkruar të shtunën mediumi suedez “Fotbollskanalen”.

Lewandowski në karrierën e tij ka luajtur vetëm për skuadra evropiane.

Deri tani, ai i ka realizuar 101 gola dhe ka dhuruar 20 asistime në 147 paraqitje për Barcelonën.

Sulmuesi 36-vjeçar karrierë ka bërë edhe te disa skuadra polake, ndërsa shkëlqeu me fanellën e Dortmundit dhe Bayern Munichut në Gjermani.

Me Dortmundin i kishte 103 gola të realizuar, kurse me Bayernin i pati 344 gola në total.

Errët
Ndritshëm