Errët
Ndritshëm

Rrahmani: De Bruyne duhet të përshtatet me Conten

20.06.2025
Rrahmani Napoli 2025.jpg

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës dhe mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur për pritshmëritë për sezonin e ardhshëm në një intervistë të shkurtër për Sky Sports Italia.

Duke reflektuar mbi edicionin e kaluar me kampionët e Italisë, Rrahmani theksoi se, ndonëse Napoli kaloi një sezon sfidues, ai pret që ky që vjen të jetë edhe më kërkues për skuadrën.

Viti i kaluar ishte i vështirë, por ky vit do të jetë edhe më keq. Të gjithë transferimet e reja janë lojtarë cilësorë”, tha mbrojtësi kosovar.

Ndër emrat më të përfolur këtë verë është edhe belgu Kevin De Bruyne, që pritet t’i bashkohet Napolit pas një periudhe të gjatë suksesi te Manchester City. Rrahmani vlerësoi aftësitë e mesfushorit, por paralajmëroi se do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me kërkesat e trajnerit të ri, Antonio Conte.

De Bruyne? Ai tashmë di shumë për Napolin sepse është konsultuar me shokët e tij të ekipit kombëtar. Do të duhet të mësojë të bëjë atë që Conte i kërkon, por mund të na japë shumë”.

I pyetur nëse kjo është skuadra më e fortë e Napolit që ka përjetuar, Rrahmani zgjodhi të mos japë një përgjigje të prerë, por la të kuptohet se potenciali është i madh.

Nuk e di nëse ky është Napoli më i fortë për të cilin kam luajtur ndonjëherë. Koha do ta tregojë, por është padyshim ndër më të mirët”, përfundoi ai.

Errët
Ndritshëm