Një person është gjendur i vdekur mëngjesin e së premtes në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Flaka e janarit” afër Xhamisë së Llapit.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”