Errët
Ndritshëm

Rregulli i ri ndëshkon portierin: Goditje nga këndi pas vonesës

19.06.2025
Screenshot 2025 06 18 172739 780x439

Mamelodi Sundowns mposhti Ulsanin 1-0 në ndeshjen hapëse të Grupit F në Kupën e Botës për Klube, por vëmendjen e mori një moment historik në minutën e 83-të.

Portieri i ekipit afrikan, Ronwen Williams, u ndëshkua pasi mbajti topin në duar më shumë se tetë sekonda, çka bëri që gjyqtari Clement Turpin të akordonte një goditje nga këndi, sipas një rregulli të ri të FIFA-s për të parandaluar humbjen e kohës.

Ky rregull është prezantuar këtë verë dhe do të zbatohet në të gjitha garat ndërkombëtare. Presidenti i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, theksoi se “portierët nuk do të guxojnë më të vonojnë lojën, pasi pasojat janë të menjëhershme”.

Në 160 ndeshje të mëparshme ku është testuar rregulli, ky ishte vetëm rasti i tretë kur u zbatua në mënyrë zyrtare – duke e bërë atë një moment të rëndësishëm për futbollin modern.

Errët
Ndritshëm