Errët
Ndritshëm

Inzaghi zbulon arsyen e kalimit te Al-Hilal

18.06.2025
Bologna V Fc Internazionale Serie A 3

Simone Inzaghi ka folur për herë të parë pas emërimit si trajner i klubit saudit Al-Hilal, duke theksuar se vendimi i tij ishte i mirëpeshuar dhe i motivuar nga dëshira për ndryshim.

Pas disa vitesh me Interin, dola nga zona ime e rehatisë. Dua të ndryshoj qasjen ndaj lojës, të përvetësoj një stil të ri dhe të provoj diçka ndryshe. Nuk kishte asnjë ekip tjetër që doja të drejtoja – kjo është arsyeja pse zgjodha Al-Hilal,” u shpreh ai për *La Gazzetta dello Sport*.

Inzaghi shtoi se ambiciet e klubit janë të mëdha: “Qëllimi ynë është të bëhemi një nga klubet më të mirë në botë.

Trajneri italian gjithashtu foli për përballjen e radhës kundër Real Madridit, të cilën e cilësoi si një “sfidë tepër të vështirë”, por theksoi se ekipi është i gatshëm.

Kalimi i Inzaghit te Al-Hilal vjen pas një sezoni zhgënjyes me Interin, ku skuadra e tij pësoi një humbje të thellë ndaj PSG-së në finalen e Ligës së Kampionëve (0-5), humbi ngushtë ndaj Milanit në Superkupën e Italisë (2-3), dhe e mbylli kampionatin pas Napolit me vetëm një pikë më pak.

Errët
Ndritshëm