Errët
Ndritshëm

Dita e pestë e konfliktit Iran – Izrael

17.06.2025
8ff87f08 C435 4a6e 973e 4f9771a126f2.jpg

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se “po shohim diçka më të mirë se një armëpushim” dhe dëshiron një “fund të vërtetë” të konfliktit Izrael-Iran.

Trump i bëri komentet pas largimit të tij të parakohshëm nga G7 në Kanada, por korrespondenti i BBC që ishte në bordin e Air Force One thotë se ende nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte.

Irani dhe Izraeli po vazhdojnë shkëmbimin e zjarrit.

Pa shenja as të uljes së tensioneve, as të diplomacisë, konflikti midis Izraelit dhe Iranit vazhdon.

Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e lartë ushtarak iranian, Ali Shadmani, i cili ishte ngritur në detyrë në shef të shtabit pasi paraardhësi i tij u vra javën e kaluar.

Ky është një tjetër tregues i inteligjencës që Izraeli ka mbledhur rreth zyrtarëve kryesorë iranianë. Një numër i madh njerëzish po largohen nga Teherani për shkak të frikës nga sulme edhe më të shumta.

Nga ana tjetër, Irani ka lëshuar më shumë raketa drejt Izraelit. Por sulmet e tij të fundit nuk kanë qenë aq intensive, gjë që mund të jetë një shenjë e ndikimit të sulmeve ajrore të Izraelit në ushtrinë e vendit.

Presidenti Trump këmbënguli gjithashtu që Irani duhet të braktisë programin e tij bërthamor – diçka që Teherani e ka refuzuar në të kaluarën. Kjo do të kërkonte negociata, por presidenti tha se nuk ishte shumë në humor për të negociuar tani.

Ndërsa vëmendja është te Irani, dhjetëra palestinezë janë vrarë pranë një vendi ndihme në Gaza, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi – ushtria izraelite thotë se detajet e incidentit janë duke u shqyrtuar.

Errët
Ndritshëm