Errët
Ndritshëm

Mirlind Daku, pritet të bëhet futbollisti më i paguar i Shqipërisë

14.06.2025
Daku

Mirlind Daku është pranë transferimit te gjiganti rus, Zenit Petersburg.

Aty ish-lojtari i Ballkanit pritet të përfitojë 3.5 milionë euro për stinor.

Kjo nënkupton, sipas Report-TV.al, që Daku do të jetë lojtari më i paguar i kombëtares shqiptare, duke lënë pas edhe Armando Brojën që luan në Premier Ligë.

Për gjilanasin përflitej se kishte interesim edhe nga Serie A, respektivisht nga Parma.

Errët
Ndritshëm