Errët
Ndritshëm

Drejtori komunal në Pejë, Tahir Shala kërcënon gazetarin Valdrin Daci

11.06.2025
Capture 21

Gazetari i portalit “Peja në Fokus”, Valdrin Daci, dyshohet se është kërcënuar publikisht nga drejtori i Bujqësisë në Komunën e Pejës, Tahir Shala.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të mërkurën, më 11 qershor 2025, në hollin e Hotel “Dukagjini” në Pejë, gjatë një vizite ndërkombëtare me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të bizneseve vendore.

“Rri larg prej meje”
“Unë t’kallxoj ty”
“Je msu ti me tjerët”
“Edhe t’i jap do shuplaka!”,
dyshohet t`i ketë thënë drejtori Shala gazetarit Daci.

I kontaktuar nga Shënjestër, Daci tha se kërcënimi ka të bëjë me punën e tij si gazetar, meqë ai kishte raportuar më 2023 në portalin e tij “Peja në Fokus” se drejtori Shala ishte dënuar për vjedhje të votave.

94797775 0896 4385 B301 773d15b3a357

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën kërcënuese në drejtim të gazetarit Valdrin Daci.

Errët
Ndritshëm