Errët
Ndritshëm

Shqipëria në test të vështirë ndaj Letonisë pas barazimit ndaj Serbisë

10.06.2025
6844aca349f8e.image

Pas një barazimi pa gola që më shumë la shije zhgënjimi sesa krenarie, Kombëtarja shqiptare është rikthyer në fushë sonte për të kërkuar rehabilitimin.

Në një ndeshje ku një fitore do të kishte pasur peshë historike dhe psikologjike – jo vetëm në renditje, por edhe për publikun shqiptar – Shqipëria nuk arriti të përfitonte nga mbështetja e plotë në tribuna dhe nga forma e paqëndrueshme e kundërshtarit.

Sot në mbrëmje, kuqezinjtë përballen me Letoninë në Riga, me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e katërt të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026. Ky takim vlerësohet si vendimtar për ecurinë e mëtejshme, dhe për Sylvinhon dhe skuadrën e tij nuk ka më hapësirë për gabime: vetëm fitorja vlen.

Përballja me Letoninë vjen me sfida të tjera. Kapiteni Berat Gjimshiti mungon për shkak të pezullimit nga kartonët, duke i hapur rrugë një debutimi të mundshëm për Adrian Bajramin në qendër të mbrojtjes. Ndërkohë, Letonia – ndonëse pa pretendime të mëdha – do të kërkojë të shfrytëzojë çdo mundësi për të marrë rezultat ndaj një rivali që vjen nga një barazim që ka lënë shumë pikëpyetje.

Shqipëria ka cilësi, ka përvojë dhe ka potencial, por duhet të rikthejë ambicien dhe identitetin në fushë. Ndeshja me Serbinë ishte një mundësi e humbur; ajo me Letoninë duhet të jetë një kthesë. Sepse në të kundërtën, ëndrra për Botërorin 2026 mund të nisë të zbehet shumë më herët se ç’duhej.

Errët
Ndritshëm