Errët
Ndritshëm

Kylian Mbappé shpallet qendërsulmuesi më i mirë në botë nga ESPN

04.06.2025
Kylian Mbappe Real Madrid Hic

Kylian Mbappé ka marrë një tjetër vlerësim të madh në karrierën e tij. Ylli i Francës dhe i Real Madridit është shpallur qendërsulmuesi më i mirë në botë nga rrjeti prestigjioz sportiv ESPN, i cili ka publikuar listën e 100 futbollistëve më të mirë të momentit, të ndarë sipas pozicioneve.

Në renditjen e qendërsulmuesve, Mbappé kryeson me meritë, duke lënë pas emra të mëdhenj të futbollit botëror si Robert Lewandowski (Barcelona) dhe Harry Kane (Bayern Mynih), të cilët zënë vendin e dytë dhe të tretë përkatësisht.

Top pesëshen e plotësojnë Erling Haaland (Manchester City) dhe Lautaro Martínez (Inter Milan), të cilët kanë pasur një sezon të shkëlqyer me ekipet e tyre.

Në listë janë përfshirë gjithsej 20 sulmues qendrorë, duke reflektuar formën, ndikimin dhe kontributin e tyre gjatë sezonit të fundit. Ndër ta gjejmë edhe emra të rinj në skenën ndërkombëtare si Alexander Isak (Newcastle), Julián Álvarez (Atlético Madrid) dhe Viktor Gyökeres (Sporting CP), të cilët kanë rritur ndjeshëm vlerën e tyre me paraqitje mbresëlënëse.

Interesante është përfshirja e veteranit Cristiano Ronaldo në vendin e 15-të, që edhe pse aktiv në kampionatin saudit me Al-Nassr, vazhdon të gëzojë respekt të madh për performancën individuale dhe ndikimin global.

Lista e plotë:

Kylian Mbappé

Robert Lewandowski (Barcelona)

Harry Kane (Bayern Mynih)

Erling Haaland (Manchester City)

Lautaro Martínez (Inter Milan)

Alexander Isak (Newcastle United)

Julián Álvarez (Atlético Madrid)

Viktor Gyökeres (Sporting CP)

Séraphin Girassí (Borussia Dortmund)

Antoine Griezmann (Atletico Madrid)

Matteo Retegui (Atalanta)

Victor Osimhen (Galatasaray)

Omar Marmoush (Manchester City)

Marcus Thuram (Inter Milan)

Cristiano Ronaldo (Al-Nassr)

Mateus Cunha (Wolverhampton Wanderers / Manchester United)

Chris Wood (Nottingham Forest)

Jonathan David (Lille)

Kai Havertz (Arsenal)

Benjamin Sheshko (RB Leipzig)

Ky klasifikim i ESPN pritet të gjenerojë shumë debat mes tifozëve dhe analistëve, veçanërisht për emrat që mungojnë apo pozicionet e disa yjeve që kanë qenë në formë të lartë.

Errët
Ndritshëm