Policia e Kosovës në Gjilan ka ndërmarrë kontrolle të shtuara gjatë muajit maj 2025, duke u përqendruar në automjetet me xhama të errësuar pa autorizim.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, gjatë muajit të kaluar janë shqiptuar 248 gjoba ndaj ngasësve që kanë shkelur ligjin për trafikun rrugor.“Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë shqiptuar gjithsej dyqind e dyzet e tetë (248) gjoba ndaj ngasësve të cilët kanë shkelur nenin 248, paragrafi 2, nën paragrafi 2.7 të Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,” thuhet në komunikatën e Policisë.
Ky nen i ligjit ndalon modifikimin e veturave pa procedura të parapara.
“Janë bërë ndryshime në mjet pa iu nënshtruar atestit përkatës”- citohet dispozita ligjore që është përdorur për ndëshkimin e shoferëve në këto raste.
Sipas Policisë, në shumë raste janë vërejtur xhama të automjeteve që kanë kufizuar dukshmërinë përbrenda dhe jashtë mjetit, gjë që, sipas tyre, përbën rrezik të shtuar për aksidente dhe mosrespektim të standardeve të sigurisë.Policia ka kërkuar nga qytetarët që të heqin çdo material errësues nëse nuk kanë auotrizim nga autoritetet