Një burrë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka raportuar në Policinë e Kosovës se derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur në një granatë dore dje, më 02.06.2025.
Policia në raportin 24-orësh njofton se Njësia për Deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurtë.
Po ashtu, në Banjë të Malishevës Policia njofton se një burrë tjetër kishte hasur në një granatë dore.
Edhe në këtë rast Policia sot, më 03.06.2025, thotë se mjeti është tërhequr në mënyrë të sigurtë nga Njësia për Deminim e FSK-së.