Errët
Ndritshëm

Atletico Madrid i zgjat kontratën Griezmannit deri në vitin 2027

03.06.2025
Griezmann Stays 1 2

Atletico Madrid ka zyrtarizuar zgjatjen e kontratës së Antoine Griezmann deri më 30 qershor 2027. Sulmuesi francez, që tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 197 gola në 442 ndeshje, do të qëndrojë edhe një vit më shumë në “Civitas Metropolitano”.

Griezmann, aktualisht 34 vjeç, ka ndryshuar rol në skuadër dhe nuk është më titullar i padiskutueshëm, megjithatë klubi ka shprehur besim në përvojën dhe kontributin e tij. Në sezonin që sapo përfundoi, ai realizoi 16 gola dhe 10 asiste në 53 paraqitje, pavarësisht një serie prej 16 ndeshjesh pa gol.

Zgjatja e kontratës përfshin edhe një ristrukturim të pagës, në përputhje me strategjinë financiare të klubit. Griezmann pritet të jetë pjesë e Atletico Madridit edhe në Kupën e Botës për Klube.

Errët
Ndritshëm