Errët
Ndritshëm

Aksioni policor: Disa të arrestuar në operacionin e antidrogës në disa lokacione nëpër Kosovë

03.06.2025
Viber Image 2025 06 03 09 23 54 204

Dhjetëra lokacione kanë qenë cak i bastisjeve që kanë nisur që nga mëngjesi, më 03.06.2025, nga Njësitë e shumta të Policisë së Kosovës – duke përfshirë edhe njësi speciale.Aksioni i gjerë i antidrogës është zhvilluar në zonat e Prishtinës, Vitisë dhe Pejës.

Hetimi i Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve rezultoi me zbulimin e një grupi të dyshuar kriminal i cili lidhet me krim të organizuar e narkotik.Disa nga bastisjet që kanë nisur nga ora 06:00 në mëngjes kanë përfunduar, e të tjera janë duke u zhvilluar akoma.

Po ashtu në këtë aksion janë arrestuar persona të dyshuar për veprimtari kriminale, ndërsa ka edhe armë, para e gjësende të tjera që janë sekuestruar gjatë bastisjeve nga ana e hetuesve policorë.

Në këtë aksion policor morën pjesë hetues e Njësi speciale të vendeve të ndryshme të Kosovës.

Errët
Ndritshëm