Pasi ishin ndaluar nga policia, tre persona të dyshuar sipas raportit ditor të policisë, kishin tentuar që ta hidhnin nga vetura një substancë të dyshuar narkotike.
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 30.05.2025, në rrugën “Uran Halilabazi” në Rahovec rreth orës 20:30 është ndaluar një veturë për kontrollë në një pikë statike.
Brenda veturës ishin tre persona njëri nga ta i mitur.
E gjatë kontrollit policia kishte gjetur e konfiskuar një qese me substancë narkotike në peshë rreth 18 gramë, të cilën të dyshuarit kanë tentuar ta hedhin nga vetura gjatë kontrollit.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti u iniciua si posedim i lëndëve narkotike.