Errët
Ndritshëm

Gjuan me pushkë gjuetie në drejtim të qenit, fqinji thirr policinë

31.05.2025

Një person është arrestuar pasi dyshohet se përdori armë e edhe për keqtrajtim të kafshëve.Më 30.05.2025 rreth orës 17:00, policia ishte njoftuar për të shtëna me armë në Prishtinë.

E tutje policia ka njoftuar edhe se është arrestuar një person i dyshuari pasi që i njëjti dyshohet se kishte tentuar ta vras një qen me pushkë gjuetie.

Policia përshkruan se i dyshuari kishte shtënë me armë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishtë futur në oborrin e tij.Qeni ishte pronë e ankuesit-fqinjit të të dyshuarit.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur në rast bashkë me pesë fishekë dhe një gëzhojë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Errët
Ndritshëm