Errët
Ndritshëm

Çmimi i energjisë ‘djeg’ bizneset, bllokohen hyrjet në Prishtinë

29.05.2025
Protesta E Bizneseve Per Rrymen Elektrike Shenjester.net

Ka përfunduar protesta e bizneseve kundër daljes në tregun e hapur të energjisë.

Protesta kishte nisur nga ora 10:00, ndërsa u bllokuan hyrjet kryesore për në Prishtinë. Një shirit i rrugëve ishte lënë i lirë për qarkullim.

Protesta zgjati për dy orë.

Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.

Bizneset kanë paralajmëruar masa të tjera nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka kërkuar reflektim nga institucionet lidhur me kërkesën për shtyrje të vendimit për dalje në treg të lirë.

Ai ka thënë se do të ketë “hapa tjerë e radikalizim” nëse nuk ka reflektim nga institucionet.

Për arsyen e lënies së një shiriti të lirë, ai ka thënë se është për shkak të ushtrimeve “Defender Europe 25”.

Ymer Fejzullahu drejtor i ZRRE-se ka folur rreth protestës së bizneseve sot.

Ai thotë se pavarësisht gjithë këtyre kundërshtimeve vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe bizneset do të detyrohen të dalin në treg të hapur energjetik.

“Bordi i ZRRE-së i ka shqyrtu këto çështje dhe vendimi është në fuqi ende”, tha ai për RTV21.

Errët
Ndritshëm