Errët
Ndritshëm

Spitali Amerikan 2 kapet me tre mjekë të huaj pa licencë, ndërhyn Inspektorati

28.05.2025

Në Spitalin Amerikan 2, të martën, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka kryer një inspektim.

Gjatë kontrollit, aty janë hasur tre mjekë të huaj që ushtronin veprimtarinë shëndetësore pa licencë pune.

Kjo është konfirmuar për Shenjester.net nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Screenshot 2025 05 28 171442

“Inspektorati Shëndetësor, më datë 27 maj 2025, ka realizuar një inspektim në Spitalin Amerikan 2, ku gjatë kontrollit janë hasur tre mjekë të huaj që ushtronin veprimtarinë shëndetësore pa licencë pune”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Nga Ministria kanë thënë se mjekëve u është ndaluar përkohësisht ushtrimi i profesionit.
Alskjfskldfjsalë

“Mjekëve u është ndaluar ushtrimi i veprimtarisë shëndetësore deri në përfundimin e procesit të licencimit të tyre”, njofton Ministria.

Shënjestër ka kontaktuar edhe me Spitalin Amerikan 2. Nga ky spital nuk dhanë detaje lidhur me kontrollin, teksa thanë se zyrtarë të tij do të kontaktojnë mediumin gjatë ditës.

Diçka e tillë nuk ndodhi.

Inspektorati Shëndetësor ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të përpilohet raporti i plotë i inspektimit dhe do të merret vendimi për të gjeturat në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Shënjester do t’ju mbajë të informuar.

Ndaj pronarit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, dhe disa të tjerëve, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte ngritur aktakuzë vitin e kaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale – falsifikimi i dokumenteve dhe – shpërlarje e parave.

Klodian Allajbeu është themelues dhe drejtor i Spitalit Amerikan në Shqipëri dhe i Spitalit Amerikan në Kosovë. Në uebfaqen e Spitalit Amerikan (Spitali Amerikan), Klodian Allajbeu renditet si drejtor ekzekutiv i spitalit. Edhe uebfaqja e Spitalit Amerikan në Kosovë e ka si drejtor Klodian Allajbeun. Në Agjencinë Kosovare për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), Spitali Amerikan figuron në pronësi të Spitalit Amerikan Sh.A.

Errët
Ndritshëm