Errët
Ndritshëm

Igli Tare emërohet drejtor sportiv i AC Milanit

27.05.2025
Screenshot 2025 05 26 194823

AC Milan ka zyrtarizuar emërimin e Igli Tares si drejtorin e ri sportiv të klubit. Ish-drejtuesi i Lazios ka nënshkruar kontratë trevjeçare me gjigantin italian dhe shprehu krenarinë për t’u bërë pjesë e “Rossonerëve”.

Të jesh pjesë e Milanit është nder dhe përgjegjësi. Do ta vë të gjithë përvojën time në shërbim të këtij klubi për ta rikthyer në majat e futbollit italian dhe evropian”, deklaroi Tare.

Emërimin e tij e komentoi edhe administratori i deleguar, Giorgio Furlani: “Tare është zgjedhja e duhur për një projekt të ri ambicioz. Ai sjell njohje të thellë të futbollit italian dhe vizion ndërkombëtar”.

Ky është klubi i dytë italian ku Tare mban pozitën e drejtorit sportiv, pas më shumë se një dekade suksesi te Lazio.

Errët
Ndritshëm