Errët
Ndritshëm

Bastisje në Ministrinë e Bujqësisë për kontratën e mbetjeve shtazore

27.05.2025

Policia ka zbarkuar të martën në Ministrinë e Bujqësisë për bastisje.

Forcat policore janë duke kryer bastisje në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, në kuadër të kësaj ministrie.

Ky aksion policor po zhvillohet në lidhje me dyshimet për fabrikën për përpunimin e nënprodukteve shtazore.

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar për Shënjestër se bastisja është me kërkesë të tyre, si dhe shkakun.

“E konfirmoj që është duke u zhvilluar bastisje me urdhër të Prokurorisë Speciale, mbi dyshimet për fabrikën për përpunimin e nënprodukteve shtazore,” tha për Shënjestër, Arbnora Luta, zëdhënëse në Prokurorinë Speciale.

Një ditë më parë, Partia Demokratike akuzoi ministrin në detyrë, Faton Peci, se e ka shkelur Ligjin për Pronën Publike, në rastin e dhënies me qira të pronës për impiantin e mbetjeve shtazore.

Po ashtu, më herët mediat patën raportuar për dyshime të mëdha rreth dhënies së kësaj kontrate nga Ministria e Bujqësisë.

Errët
Ndritshëm