Errët
Ndritshëm

UP — Universiteti i Përjashtimit: Fjalë për Izra:elin, heshtje për Pale:stinën

26.05.2025

Një antologji me rrëfime të izraelitëve për ngjarjet e 7 tetorit 2023 u promovua këtë të martë në sallën e Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Por, mungesa edhe e rrëfimeve palestineze në këtë ngjarje ngjalli reagime të shumta në rrjetet sociale.

“A u fol diçka për 53,339 të vrarë dhe 121,034 të plagosur, gra, pleq dhe fëmijë të pafajshëm palestinezë?”, tha njëri nga qytetarët.

Në komunikatën 11 rreshtëshe të UP-së nuk përmendet asnjë fjalë për viktimat palestineze, të cilat janë më të shumta në numër.

Image

Antologjia është një vepër artistike dhe dokumentuese që përmbledh rrëfime personale dhe tragjike. Në mesin e të pranishmëve gjatë prezantimit të asaj izraelite ishin prorektorja për bashkëpunim ndërkombëtar, Rozafa Basha, dhe Avni Hajdari, prorektor për shkencë. Basha s’e hapi telefonin, përkundër thirrjes në numrin që gjendet në uebfaqe.

Kurse, i pyetur nga Shenjester lidhur me mosparaqitjen e plotë të historisë izraelito-palestineze, Hajdari tha se ishte vetëm mysafir.

Hajdari është një nga anëtarët e Senatit, organit më të lartë për çështje akademike në Universitet. Senatin e kryeson rektori, pozitë që aktualisht mbahet nga Arben Hajrullahu. Pavarësisht interesimit, ai nuk e hapi telefonin gjatë së premtes për të dhënë një koment lidhur me rastin. Senati ka në përbërjen e vet edhe 7 studentë, që njihen si Parlamenti Studentor. Ata thanë se shpejt dalin me qëndrim.

Statuti i Universitetit garanton barazi dhe mosdiskriminim. Andaj Shenjester e pyeti për çështjen e antologjisë edhe kryesuesin e Këshillit Drejtues, Altin Sahiti. Këshilli Drejtues është organi më i lartë qeverisës i Universitetit.

Storja e plotë:

Errët
Ndritshëm