Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në fshatin Radost të Rahovecit, pasi që në shtëpinë e tij i janë gjetur dy pistoleta me gaz dhe një pushkë ajrore.
Personi u arrestua më 22.05.2025 rreth orës 10:00.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me gaz dhe një pushkë ajrore”, njoftoi Policia përmes raportit 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, derisa rasti vazhdon në procedurë të rregullt