Errët
Ndritshëm

Policia gjen në Ferizaj një veturë që ishte raportuar e vjedhur

22.05.2025
Policia Foto, Vetura E Policisë, Policia E Kosovës Shënjestër (2)

Policia e Kosovës e ka gjetur një veturë e cila ishte raportuar e vjedhur në qytetin e Ferizajt. Rasti ishte raportuar në Polici më 20.05.2025 rreth orës 19:30.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur iu kishte vjedhur vetura e tij me targa vendore.

Sipas viktimës në veturë kishin qenë dokumentet personale dhe para kesh. Pas reagimit te shpejte policor, është gjetur vetura”, njoftoi Policia në raportin 24 orësh.

Ndërkohë, sipas Policisë i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

Errët
Ndritshëm